Facebook, Instagram dhe Whatsapp kishin probleme në të gjithë botën. Sipas mediave të huaja shërbimet e rrjetit social më popullor në botë po përjetonin vështirësi teknike duke treguar mungesën e qasjes në këto rrjete.
Në të gjitha rrjetet social eqë janë në pronësi të Mark Zuckerberg në faqet shfaqej një mesazh ku thuhet ‘nuk mund të arrihet’.
Çështja duket se është përhapur në mbarë botën me përdoruesit e medias sociale në të gjithë Europën, Amerikën, Marokun dhe Lindjen e Mesme duke shkruar në Twitter për të shprehur zhgënjimin e tyre.
Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi qasja në “Facebbok” është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera.
Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma.
g.kosoavri