Banorët e Torovicës në Lezhë shpresojnë se makthi i tyre do të marrë fund me fillimin e punimeve të rrugës së tyre të shkatërruar. Më herët, kryeministri Edi Rama inauguroi fillimin e punimeve në një rrugë ku nuk investohej prej 25 vjetësh.
Rreth 4 mijë banorë të kësaj zone e kishin jetesën më të vështirë për shkak të rrugës së degraduar. Aksi që po rikonstruktohet është 18.2 km i gjatë dhe lidh tre fshtara. Projekti ka një vlerë prej 390 milionë lekë.
/a.meta