Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” me Eni Vasilin.
E pyetur se përse ajo mbajti një qëndrim kundër ndaj grupit të saj parlamentar, për djegien e mandateve në bllok, ajo tha se vendimi ishte një atentat kundër demokracisë shqiptare.
Ajo shtoi se vendimi i djegies së mandateve nuk është mbështetur as nga ndërkombëtarët.
“Nuk kam asnjë dyshim mbi vendimin për të mos djegur mandatin.
Akti i PD për të rrëzuar mandatet kishte disa problematika.
Nuk kishte një debat të gjerë mbi këtë vendim, që ishte shumë i rëndësishëm për vendin.
Nuk kam qenë fare brenda grupit parlamentar kur është marrë ky vendim.
Duhet të ishim konsultuar dhe me aleatët ndërkombëtarë për këtë vendim.
Arena ndërkombëtare nuk e mbështet këtë vendim.
Është vendim shumë i rëndë për vendin dhe PD.
Basha bëri atentat kundër demokracisë shqiptare”, ka deklaruar Hajdari. TCH