Një person ka tentuar që ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 35-vjeçar, është hedhur nga lartësia.
Mësohet se bëhet fjalë për M.Priftin, i cili kurohej prej kohësh nga depresioni.
Por pavarësisht dëmtimeve të shumta trupore dhe në kokë, mësohet se 35-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha të spitalit të Korçës.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që po merren në pyetje edhe familjarët e të plagosurit.
/a.r