Një ditë pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Kukësit, i cili u prit me protesta, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se prania e shumtë e qytetarëve gjatë prezantimit të Safet Gjicit, si kandidat i PS për Bashkinë, nuk është një tregues që populli e do Ramën si Kryeministër. Sipas tij, në atë takim, Rama ka mbledhur me detyrim jo vetëm administratën, por edhe nxënësit e Kukësit. Nga selia blu, Paloka tha se edhe pse kishte me vete mijëra forca speciale dhe ishte i veshur me antiplumb, nuk guxoi të përballej me qytetarët. Deklaratën e tij, Paloka e mbyll duke thënë se “njerëzit kanë nevojë për një qeverisje me një kryeministër normal, prandaj e përzënë Ramën kudo që shkon me bisht ndër shalë”.
Deklarata e plotë
Rama i veshur me antiplumb, mblodhi me detyrim administratën deri tek nxënësit në Kukës, për të zbrazur urrejtjen ndaj shqiptarëve.
Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren. Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.
Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon. Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale.
Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…
/a.meta