Pasaportat e reja britanike tani po lëshohen pa fjalën pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë pavarësisht vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja.
Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të linte Bashkimin Europian, por shumë shtetas britanikë mund të vijojnë të marrin versionin e vjetër të pasaportave deri kur të mbarojë stoku i tyre.
Pasaportat ngjyrë blu të errët pritet të lëshohen nga fundi i vitit.
Sussan Hinde Barone e cila mori pasaportën e re të premten i tha Associated Press se dizajni i pasaportës nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.
Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë, përkundër vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, që ishte planifikuar të ndodhte në fund të muajit mars.
Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të largohej nga blloku.
Pasaportat ngjyrë kaltër, pritet të lëshohen nga fundi i vitit.
Susan Hindle Barone, që ka pranuar pasaportën e saj të re të premten, tha për agjencinë e lajmeve AP se dizajni i pasaportës, sipas saj, nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.
Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pas pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë sic ishte planifikuar.
Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtër.
Ndërkohë Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.
g.kosovari