Mëngjesi e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është shënuar në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Në njoftim thuhet se tërmeti ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka qenë me epiqendër në Jug të Piqerasit, 4 km Veri-Perëndim në Lukovë, me thellësi 20 km.
Ndërkohë që nga ky tërmet nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
/a.r