• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U arrestua për mashtrim në Tiranë, kush është mjekja që shtirej si juriste

by A R
05/04/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detaje të reja për një nga dy personat e arrestuar për mashtrim gjatë operacionit të koduar “Juristët e rremë” në Tiranë.

Bëhet fjalë për 48-vjeçaren Miranda Fortuzi, me profesion mjeke, e cila rezulton e dënuar po për mashtrim.

Në vitin 2016, ajo u arrestua bashkë me Hysen Zenelin, për mashtrim dhe falsifikim dokumentash.

Asokohe Fortuzi është prezantuar si juriste në Kryeministri, duke premtuar zgjidhjen e një problemi pronësie pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, për një sipërfaqe toke prej në këmbim të parave.

Sakaq gjatë operacionit të kësaj të enjteje, të dyshuarit prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të një shume lekësh, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies.

Kështu të arrestuarit janë Miranda Fortuzi, 48 vjeçe, banuese në Tiranë e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit” dhe N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ata akuzohen në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues të Republikës së Shqipërisë, kanë mashtruar dy shtetas duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë këtë të enjte, në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy personave të mashtruar.

Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë të ndaluarve ju sekuestrua një automjet, dy aparate celularë, si dhe dokumente të ndryshme.

Lidhur me aktivitetin e tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

/a.rada

Next Post
“Pakti për Universitetin”, 15 studentë ekselentë nisin punë në Ministrinë e Brendshme

"Pakti për Universitetin", 15 studentë ekselentë nisin punë në Ministrinë e Brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

October 22, 2026
Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë

October 22, 2026
“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

“Ishte dhunë si qëllim në vetvete!”- Prodi flet për Milanon dhe bën një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës

October 22, 2026
VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

VIDEO/ Televizioni i Iranit i sanksionuar nga SHBA dhe BE, raporton për dhunën nga protesta në Tiranë!

October 22, 2026
Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve

October 22, 2026
Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

Trazirat dhe kaosi në Francë, Macron urdhëron masa të reja: Protestat jashtë sindikatave do të ndalohen!

October 22, 2026
Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

Nga YouTube te TikTok, miratohet ligji që ndryshon rregullat për të drejtën e autorit! Ministri Gonxhja shpjegon ndryshimet dhe rregullat

October 22, 2026
Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!

October 22, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

October 22, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

“Ka bërë një gabim”- Vuçiç mesazh Ramës: Edi, je treguar i butë me protestuesit! Ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In