Pas deklaratës së Miranda Rirës që do të kandidojë sërish për të marrë Bashkinë e Prrenjasit, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku i kujton Rirës që pas 30 qershorit ajo do jetë e liruar nga detyra. Sipas Ballës, PS nuk do ta lërë më Prrenjasin në dorën Miranda Rirës dhe të LSI.
‘“Nuk e kuptoj si jeni bërë kështu të gjithë në atë çerdhen e LSI, që flet Monika një gomarllëk e ju me vrap ta përsërisni!
Ah po, Edi Rama tha gjithashtu që në 30 qershor ti do jesh e liruar nga detyra, sepse ne s’do ta lëme më Prrenjasin në dorën tënde e të LSI!
Po jo pse ti je grua, po sepse je e paaftë dhe e padenjë për votën që more katër vjet më parë”, thekson Balla.
Postimi i Plotë i Taulant Ballës:
E dashur Miranda, sot kryeministri me shumë përzemërsi të uroi në mungesë lindjen e fëmijes dhe nuk e kuptoj si jeni bërë kështu të gjithë në atë çerdhen e LSI, që flet Monika një gomarllëk e ju me vrap ta përsërisni!
Ah po, Edi Rama tha gjithashtu që në 30 qershor ti do jesh e liruar nga detyra, sepse ne s’do ta lëme më Prrenjasin në dorën tënde e të LSI! Po jo pse ti je grua, po sepse je e paaftë dhe e padenjë për votën që more katër vjet më parë.
Njësoj si Monika në fakt, e paaftë dhe e padenjë për votat që ka marrë, se për ato që ka blerë s’kemi ç’i themi, mall mori mall hodhi në lumë! Kështu që pa merak Miranda, hyn ti s’hyn ti në zgjedhje, Perrenjasi do kalojë me ata që e respektojnë mandatin e popullit dhe ata jemi ne, Partia Socialiste e Shqipërisë
/a.meta