Më shumë se pesë orë ka zgjatur paniku në radhët e qytetarëve në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pasi banorët e zonës konstatuan një lëndë plasëse në rrugën kryesore. Policia ndërhyri në zonë duke evakuar banorët dhe duke ndaluar qarkullimin e tyre në zonën ku u konstatua lënda plasëse. Ajo u konsatua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Forcat xheniere nga Tirana kanë bërë shpërthimin e saj të telekomanduar pak para mesnate. Dyshohet se lënda plasëse i ishte vendosur një automjeti dhe ka rënë gjatë lëvizjes së tij në atë zonë. /a.meta