• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukrainë, komediani sfidon presidentin në detyrë në balotazh

by Java News
01/04/2019 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një komedian pa aspak eksperiencë politike ka fituar shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, sipas “exit poll”-eve të para. Volodymyr Zelenskiy, i cili ka luajtur rolin e presidentit në një shfaqje televizive, ka siguruar 30.4 për qind të votave të ukrainasve, ndërsa presidenti në detyrë, Petro Poroshenko u rendit i dyti me vetëm 17.8 për qind të votave. Të dy ata kanë një të përbashkët, teksa kanë shprehur përgjithësisht qëndrime proeuropiane. Tashmë, ata do të përballen me njëri-tjetrin në balotazhin që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Ndryshe nga ata, ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko duket të jetë eliminuar që në këtë raund, pasi projektohet të sigurojë vetëm 14.2 për qind të votave.

“Jam shumë i lumtur, por ky nuk është rezultati përfundimtar”, tha Zelenskiy vetëm pak minuta pasi u publikuan rezultatet e “exit poll”-eve, ndërsa Poroshenko e përshkroi vendin e tij të dytë në projektim si një “leksion të rëndë”.

Ministria e Brendshme ukrainase ka njoftuar se janë raportuar qindra shkelje zgjedhore, por monitoruesit e huaj thonë se votimi ka shkuar qetësisht. Në këtë raund të parë ishin 39 kandidatë në fletën e votimit, por asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte mbi 50% të votave që do të shpallej menjëherë president i ri, ndaj dhe dy më të votuarit do të shkojnë tashmë në balotazhin e 21 prillit.

Presidenti ukrainas nuk është një figurë pa fuqi domethënëse, pasi ka ndikim të madh në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikat e jashtme, në ish-republikën sovjetike që ka një sistem gjysmëpresidencial.

 

/a.meta

Next Post
Vrasja e shqiptarit në burgun grek, Demokracia e re: Imazhe tronditëse dhe një turp!

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, Demokracia e re: Imazhe tronditëse dhe një turp!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In