Pas Hilton Garden Inn, Hyatt, Marriott, brandet më të njohura ndërkombëtare të hotelerisë, vjen në Shqipëri Melia Hotels, një nga markat më famshme të hoteleve spanjolle në botë dhe MK Group, bijë e kompanisë gjermane, Lindner Group! Dy hotele të reja me 5 yje, të standardeve më të larta europiane, ku një do të ndërtohet pranë aeroportit Nënë Tereza dhe tjetri tek Gjiri i Lalëzit. Investime strategjike për ta shndërruar Shqipërinë në destinacion turistik ndërkombëtar, si dhe përfituese nga paketa fiskale e qeverisë:
📌TVSH 6% në të gjitha shërbimet; 📌TVSH 6% për strukturat akomoduese 📌Tatim Fitimi 0 📌Tatimi në Ndërtim 0 📌Taksa në Infrastrukturë 0. I pranish në këtë takimi ishte eshe ministri i Turizmit Blendi Klosi.