Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur fajtorë anëtarët e bandës së grabitjes së parave në Rinas, por edhe të disa grabitjeve të bankave të nivelit të dytë.
Vendimi është marrë në seancën e djeshme, ku është shpallur fjator për të gjitha akuzat, Dash Kupa dhe bashkëpunëtoret e tij.
1-Dash Kupa 27 vjet burg
2- Ernest Kupa 26 vite burg
3- Neim Avdylaj 26 vite burg
4- Ditjon Memlika 8 vite e 6 muaj burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
5- Admir Cerpja 8 vite e 6 muaj burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
6-Fatjon Xhyliu 21 vjet burg
7-Dritan Sinani 20 vjet burg
8-Aleksandër Murataj 19 vjet burg
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar secilës prej masave të dënimit i zbritet një e treta.
Gjykimi i kësaj cështje penale u bë për tre fakte penale të ndodhura:
1. Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes … ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit Tiranë nga persona të armatosur;
2. më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhur Banka …. sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.
3. më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka …. ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dymilion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.
Provat që u grumbulluan gjatë një hetimi të plotë, objektiv dhe të gjithanshëm , me deklarimet e mbi 100 personave, administrimin e pamjeve filmike të banesës së Admir Muratajt – që është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre episodeve kriminale, administrimin e një sërë aktesh ekspertimesh teknike e kompiuterikë, këqyrje të vendeve të ngjarjes etj, prova të cilat u cilësuan të ligjshme nga ana e Gjykatës dhe mbi bazën e të cilave u konkludua në fajësinë e të gjithë të pandehurve. Për të pandehurin Admir Murataj, për shkak se ai është në gjykim në mungesë, është vendosur pezullimi i gjykimit dhe i takon një faze të mëvonshme gjykimi i tij sipas rregullave proceduriale të reja mbi gjykimin në mungesë (parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar në vitin 2017).
/a.r