• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohen grabitësit e Kasharit, 107 vjet burg për bandën

by Java News
26/03/2019 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur fajtorë anëtarët e bandës  së grabitjes së parave në Rinas, por edhe të disa grabitjeve të bankave të nivelit të dytë.

Vendimi është marrë në seancën e djeshme, ku është shpallur fjator për të gjitha akuzat, Dash Kupa dhe bashkëpunëtoret e tij.

1-Dash Kupa 27 vjet burg
2- Ernest Kupa 26 vite burg
3- Neim Avdylaj 26 vite burg
4- Ditjon Memlika 8 vite e 6 muaj burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
5- Admir Cerpja 8 vite e 6 muaj burg (bashkëpunëtor i drejtësisë)
6-Fatjon Xhyliu 21 vjet burg
7-Dritan Sinani 20 vjet burg
8-Aleksandër Murataj 19 vjet burg

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar secilës prej masave të dënimit i zbritet një e treta.

Gjykimi i kësaj cështje penale u bë për tre fakte penale të ndodhura:

1.      Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes … ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit  Tiranë nga persona të armatosur;

2.      më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhur Banka …. sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në  kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.

3.      më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka …. ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dymilion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

Provat që u grumbulluan gjatë një hetimi të plotë, objektiv dhe të gjithanshëm , me deklarimet e mbi 100 personave, administrimin e pamjeve filmike të banesës së Admir Muratajt – që është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre episodeve kriminale, administrimin e një sërë aktesh ekspertimesh teknike e kompiuterikë, këqyrje të vendeve të ngjarjes etj, prova të cilat u cilësuan të ligjshme nga ana e Gjykatës dhe mbi bazën e të cilave u konkludua në fajësinë e të gjithë të pandehurve. Për të pandehurin Admir Murataj, për shkak se ai është në gjykim në mungesë, është vendosur pezullimi i gjykimit dhe i takon një faze të mëvonshme gjykimi i tij sipas rregullave proceduriale të reja mbi gjykimin në mungesë (parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar në vitin 2017).

/a.r

Next Post
ANALIZA/ 20 miliardë dollarë firo në 20 vjet dhe SPAK-u

Një milion të zhgënjyerit dhe zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimet e Ahmetajt nga arratia për trafikun e armëve, Opozita kërkon Komision Hetimor Parlamentar

Denoncimet e Ahmetajt nga arratia për trafikun e armëve, Opozita kërkon Komision Hetimor Parlamentar

September 8, 2026
Rivaliteti i përjetshëm, Flick vendosi rekord historik për Barçën, por drejtuesit ia ndalojnë të flasë për Real Madrid: Asnjë fjalë për Mourinjon!

Rivaliteti i përjetshëm, Flick vendosi rekord historik për Barçën, por drejtuesit ia ndalojnë të flasë për Real Madrid: Asnjë fjalë për Mourinjon!

September 8, 2026
Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

“Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

September 8, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

September 8, 2026
Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

September 8, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com