Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare, deri të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme në orët e paradites, fillimisht në pjesën veriperëndimore, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit me një intensitet të ulët.
Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore.
Mjegull e mjegullinë do të ketë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20 m/s përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/19 | re diell |
Kukës | 4/16 | shi diell |
Lezhë | 6/20 | re diell |
Dibër | 6/16 | shi diell |
Durrës | 6/20 | shi diell |
Tiranë | 8/19 | shi diell |
Elbasan | 9/19 | shi diell |
Berat | 5/20 | shi diell |
Vlorë | 7/19 | shi diell |
Korçë | 4/15 | shi diell |
Gjirokastër | 4/19 | shi diell |
Sarandë | 9/19 | shi diell |
/a.r