Ministrja Manastirliunë fjalimin e saj tha se: Njerëzit janë dëshmia më e qartë e bashkëqeverisjes sonë. Jo vetëm ju por edhe mijëra të tjerë që na besuan të ardhmen, busulla ka qenë bashkëqeverisja me Ju. Kjo qeverisje dhe filozofi na bën të vëmendshem ndaj çdo halli, por mbi të gjitha dhe problematikat. Çdo krahasim me Shqipërinë që gjetëm na nxjerr shumë më mirë, por ne sot kemi treguar se gjithnjë kur kemi qeverisur dhe ku të tjerët lanë gërmadhe. Asgjë nuk është me ta. I braktisën njerëzit në pushtet i braktisën dhe në opozitë. Ne kemi sfidë me veten tonë për një Shqipëri më të mirë se pesë vite më parë. Ka ende shumë për të bërë dhe përmirësuar. Nuk jemi të kënaqur por jemi të vendosur më shumë se kurrë të mbajmë dhe të transformojmë shëndetësinë.
Në këtë pesë vjet kemi rritur financimin 45 %. Marrim shërbimin shëndetëson dhe ribursimin dhjetra e qindra njerëz. Ndërsa me ndërtimin e 300 ambulancave nga Saranda në Kukës, kanë përfituar mbi 450.000 qytetarë në zona rurale.
Prej katër vitesh qytetarë fitojmë kontrole falas, për shumë shërbime. Punët në maternitete do të rriten dhe në 5 qytete të tjerë. Do të rriten shumë investimet dhe gjithçka tjetër nga fishat e diabetit për fëmijët dhe transplantin, dializat rimbursohen 100 % nga shteti. Kemi bërë politika të reja sociale. Kemi mbështetur mbi 30.000 familje. Bashkitë që duam do të gjejë mbështetje dhe plotësim. Ne mbështesim gratë në nevojë dhe familjet më në nevojë. Arsimi profesional do të ketë shërbime për fëmijët në nevojë sepse me fondin do i shtrimë më shumë shërbimet. Shqipëria që ne duam bëhet me punën e njerëzve.