Prishen balancat e përballjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë (4 fitore, 2 barazime, 4 humbje) dhe këtë herë në favor të turqve, që morën fitoren 0-2 në “Loro Boriçi” dhe e nisën në mënyrën më të mirë edicionin eliminator Euro 2020.
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, kur fillimisht Balaj dhe më pas Balliu e Uzuni, e panë veten të vetëm me portierin, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.
Atë që nuk e bënë kuqezinjtë, e bënë mjaft mirë turqit, që në rastin e parë të tyre, shfrytëzuan maksimalisht një gabim të tanëve dhe kaluan në avantazh, me anë të sulmuesit Cenk Tosun.
Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë të tanëve, por në minutën e 55-të, ishte Hakan Calhanoglu, që depërtoi për shumë metra i pashqetësuar, duke shfrytëzuar maksimalisht një hutim të Hysajt dhe shënoi golin e dytë, pas një gjuajtje të bukur nga distanca.
Pas këtij goli, nuk mungoi as kontestimi i tifozërisë, të cilët hodhën sende të shumta në fushën e lojës, duke dhuruar një shfaqje të turpshme, që për më tepër u mbyll me një goditje ndaj portierit Etrit Berisha.
Nuk munguan as thirrjet kontestuese ndaj trajnerit Christian Panucci, me koralen “Panucci Vaffanculo”, ndërsa ky i fundit reagoi duke hedhur në fushë Armando Sadikun dhe Eros Grezdën, dy nga autorët e golave në fitoren e fundit ndaj turqve.
Megjithatë tentativat e tanëve ishin sporadike, me lojtarët e repartit të sulmit, që shpesh herë e tepronin me mbajtjen e topit, ndërsa thuajse asnjëherë nuk e vunë në provë portierin e përfaqësueses turke.
Vërshëllima finale e arbitrit gjerman, pa skuadrën e Turqisë që të festonte në “Loro Boriçi”, ndërsa kuqezinjtë treguan sërish se kanë shumë punë për të bërë në prapavijë, ku pësuan në të dy rastet e vetme të turqve.
Vetëm 3 ditë më vonë vjen transferta me Andorrën, një nga ato ndeshje që duhen fituar medoemos, ndaj gjëja më e vlefshme në këto momente, është të lëmë pas këtë humbje, për t’u përqendruar te takimi i ardhshëm.
NDESHJA
Ka startuar në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcën në sfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese.
Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga Panuçi.
Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që trajneri kuqezi ka preferuar, Balajn dhe Balliun nga minuta e parë. Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj kundërshtarit më të dobët dhe janë shanset maksimale për një fitore tjetër.
Është momenti që Kristian Panuçi së bashku me lojtarët në fushë të ngjallin po aq emocione dhe frymë besimi ashtu si shfaqen në konferencat e zakonshme për shtyp.
Skuadra nuk ka më mungesat e mëparshme, ndërsa Turqia nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer në përfaqësuese një veteran si Emre Belezoglu. Është momenti që Shqipëria të thyejë sërish turqit. Panuçi duhet të bëjë… Skënderbeun.
LIVE| SHQIPËRI-TURQI 0-1
Jëllmaz 22′
KOMENTI LIVE:
Jëllmaz 22′
KOMENTI LIVE:
47′ Barazohet numri i kartonave, Okai ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhakës.
46′ Starton pjesa e dytë. Turqia kryen zëvendësimin e parë. Largohet mbrojtësi Gonul, në fushë Çelik.
Mbyllet pjesa e parë.
45+2′ Ismajli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Çalhanoglu, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
38′ Balliu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabiar ndaj kundërshtarit.
37′ Uzuni provon me një gjuajtje diagonale, por topi ndalet nga portieri Gunok, i cili kontrollon gjithçka.
33′ Hysaj jep një asist fantastik për Uzunin, i cili nuk përfiton i vetëm brenda zonës, duke u rrëzuar, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Një tjetër rast i shkëlqyer për kuqezinjtë.
30′ Memushaj provon me një gjuajtje të drejpërdrejtë nga goditja e dënimit, por largon rrezikun në këndore, Jëllmaz.
29′ Tosun ndëshkohet me karton të verdhë.
28′ Shqipëria në kërkim të golit të barazimit, Xhaka harkon nga goditja e dënimit, por nuk arrin të përfitojë asnjë nga lojtarët kuqezinj.
23′ Momente tensioni, Uzuni kapet me Merih, gjithçka kalon me një këshillim të gjyqtarit gjerman.
22′ GOL TURQIA 0-1/ Gabim amatoresk i Gjimshitit në mbrojtje! Burak Jëllmaz kalon në avantazh turqit.
20′ Një tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Balliu shpërthen bukur nga e djathta, del i vetëm përballë portierit turk, provon ta kalojë me një prekje të lehtë të topit, por ndalet në momentin e fundit nga gardiani Gunok. Shpëton për mrekulli Turqia.
17′ Emre harkon një top të rrezikshë nga goditja e këndit, ndërhyn aty Etrit Berisha, i cili fiton edhe një faull.
14′ Rast ideal shënimi për Shqipërinë. Pas një kombinimi perfekt me Uzunin, Balaj del i vetëm përball portës, por gabon, duke shpërdoruar një rast të artë.
13′ Provon të rrezikojë Turqia me Çalhanoglu dhe Tosun, por ky i fundit gabon në momentin e fundit duke i dhuruar një rivënie fundore Berishës.
10′ Nisje mjaft e mirë e Shqipërisë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e skuadrës turke.
7′ Balaj provon të shpërthejë në qendër të zonës, pas një gabimi të mbrojtësit turk, por korrigjojnë gjithçka miqtë.
4′ Rrezikshëm kuqezinjtë. Memushaj kombinon bukur me Uzunin, ky hedh një top të bukur në zonë, por gjyqtari akordon faull në sulm.
3′ Shqipëria e nis në sulm sfidën. Xhaka hedh një harkim të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin të përfitojë Ismajli brenda zonës.
1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”. Shqipëria luan topin e parë nga qendra.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi
Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jëllmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh