Rob Cesternino ishte dislokuar jashtë Amerikës në fillim të vitit të kaluar. Ai kthehet në shtëpi herët dhe surprizon djalin e tij nëntë vjeçar ndërsa ai stërvitej në artet marciale.
9-vjeçari po bënte stërvitje të arteve marciale me sy të mbyllur në qytetin Lebanon të shtetit Tenesi. Djaloshi nuk e dinte që përballë tij kishte babanë që ka qenë i dislokuar jashtë Amerikës për 10 muaj. Vetëm në momentin që djali dëgjon zërin e të atit e kupton surprizën. Ai i hidhet në qafë dhe shkrehet në vaj duke mos e lëshuar për asnjë minutë të atin.
Qyteti Lebanon në Tenesi kishte vënë fjongo të verdha për të mirëseardhur ushtarin Cesternino, shkruan VOA.
/g.kosovari