Fermerë të shumtë të Lushnjes kanë vijuar protestën e tyre këtë të kërkurë, duke bllokuar aksin rrugor Lushnje-Fier. Ashtu siç bënë edhe disa ditë më parë, ata kanë shprehur revoltën e tyre për mossubvencionimin e TVSH-së, duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre. Skema e re e rimbursimit të TVSH-së ul kompensimin nga 20 për qind që ishte, në 6%. Fermerët thonë se prej ditësh, pikat e grumbullimit nuk po e marrin më qumështin e tyre. Rritja e kostove përfshin të gjithë sektorin e bujqësisë, jo vetëm agropërpunuesit.
/a.meta