• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikani psikopat!

by Mustafa Nano
20/03/2019 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në “Provokacija” iu dedikua të gjithë atyre politikanëve të parritur, të kapur nga sindroma e Piter Panit siç i cilëson Nano, por që janë kthyer në problem kombëtar, pasi nuk duan ta lëshojnë nga duart politikën. Dhe në këto rrethana, sipas tij, ai është një i rritur psikopat. Por për kë e ka fjalën Mustafa Nano?

Nga Mustafa Nano

Ne të gjithë i kemi mbushur mendjen vetes se me të mbushur 18 vjeç, bëhemi automatikisht të rritur, dhe harrojmë se në këtë mes kemi të bëjmë me një konvencion.

Me fjalë të tjera, nuk është se domosdoshmërisht në këtë moshë bëhemi të rritur. Thjesht kemi rënë dakord të quhemi të rritur.

Kemi rënë dakord, sepse na duhet të përcaktojmë një moshë kur bëhemi burra/gra, në mënyrë që të zgjidhim ca probleme të natyrës praktike që kanë të bëjnë me pyetjet: Kur i duhet robit të martohet, të votojë për herë të parë, t’i njihet e drejta për të pirë një gotë alkool, për t’i dhënë makinës, e në përgjithësi për të marrë vendime të rëndësishme e për të mbajtur përgjegjësi për vendimet që merr?

Dhe në këtë funksion, mosha 18 vjeçare është përcaktuar si momenti i kalimit nga fëmija te i rrituri.

Por përsëris, nuk është se të gjithë janë të rritur në këtë moshë. Ka ca që rriten edhe përpara kësaj moshe, ka të tjerë që rriten shumë më vonë, e ka edhe ca të tjerë që nuk rriten kurrë.

Sa thashë më sipër, mund të jetë një gjë, me të cilën mund të biem dakord pa ndonjë problem, nisur nga përvoja. Por nga dje, këtë e thotë edhe shkenca.

Disa neuroshkencëtarë kanë provuar apo konfirmuar se truri i njeriut në moshën 18 vjeçare është në zhvillim e sipër, se në të njëzetat njeriu është ende në një proces pjekjeje mendore, dhe për rrjedhojë është lehtësisht i prekshëm edhe nga çrregullime të shëndetit mendor, nga frikëra, pasigurira, strese, ankthe, halluçinacione e gjendje të tjera më të rënduara psikotike.

E me këtë, prindërit duhet të nxjerrin mësimin se shpesh nuk ka pse të alarmohen kur shohin fëmijët e tyre në të njëzetat që janë ende fëmijë, që janë ende të dobët, të brishtë, të cënueshëm, të rrëzueshëm, që nuk dinë çfarë bëjnë e pse e bëjnë. Ata thjesht janë duke u pjekur.

Dhe vetëm në të tridhjetat, si rregull, truri i tyre mund të quhet tërësisht i zhvilluar.

Me këtë zbulim shkencor duhet të ndryshojnë edhe shumë gjëra, por mbi të gjitha duhet të ndryshojë qasja jonë.

Do duhet të fokusohemi jo te grupet e njerëzve, siç jemi mësuar të bëjmë, por te individët, sepse secili individ ka një rrugë të tijën pjekjeje mendore, sepse kalimi nga fëmija te burri/gruaja nuk bëhet tak-fak, por bëhet i nuancuar, është një tranzicion i tërë që zgjat me vite, e në ndonjë rast me dekada.

E në ndonjë rast tjetër akoma, ky tranzicion nuk ka të mbaruar. Pak të rritur kemi parë ne që sillen si fëmijë? Një ilustrim: E gjithë jeta politike në Shqipëri është e mbushur me të rritur të kapur nga sindroma e Peter Panit, dmth me të rritur që kanë mbetur fëmijë në atë Neverlandin e tyre.

Dhe jo thjesht fëmijë trazovaçë e të llastuar si Peter Pani, por fëmijë të këqij, rrugaçë, të rrezikshëm, të cilët janë kapur pas lodrës që kanë zbuluar në një moshë të caktuar, pas politikës pra, dhe nuk duan ta lëshojnë këtë lodër nga duart.

Dhe ju me siguri keni pyetur veten gjithë këto kohë: Si ka mundësi që sillen kështu? Hëm, në rastin më të pafajshëm, janë ende fëmijë. Nuk janë rritur. Dhe halli është se disa prej tyre nuk po japin shenja se mund të rriten. Do të vdesin pa u rritur.

Dhe një i rritur që vdes fëmijë është një problem. Në rrethana normale është një problem për pak vetë, vetëm për familjen apo miqtë e tij.

Por kur kapet pas lodrës, për të cilën unë fola, ai bëhet një problem për një komb të tërë. Lëre pastaj kur këtë lodër nuk e lëshon nga duart, jo sepse është fëmijë, por sepse është psikopat.

Një i rritur psikopat. Për kë e kam fjalën? E kam për atë që keni ju në mendje. Po, po, për atë e kam.

Next Post
Bllokuan rrugën për katër orë, policia shoqëron 8 banorë të Unazës së Re

Bllokuan rrugën për katër orë, policia shoqëron 8 banorë të Unazës së Re

Comments 1

  1. Agron says:
    7 years ago

    Fakte Jane cupat e lsi-se ish-deputetet Jo me kote ajo parti u shkermoq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com