Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet të enjten në orën 10.00.
Kjo është vendosur nga Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme.
Nuk ka ende një reagim nga opozita, lidhur me qëndrimin e saj në këtë ditë, nëse do të thërrasë apo jo protestë para Parlamentit si edhe në javët e kaluara.
Pas protestës se 16 Marsit, opozita nuk ka deklaruar asnjë datë për manifestimin e radhës, por më herët ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit.
Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.
Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
/g.kosovari