Gjykata vendos të mos i kthejë 17 mijë eurot që u gjetën në banesën e gjyqtarit që miratoi uljen e dënimit të Dritan Dajtit.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.
Nga ana tjetër, i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës. Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi e Shkallës së Parë.
Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.
Me gjithë vendimin e kontrollit të banesave, ata vijojnë të ushtrojnë profesionin e gjyqtarëve, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësore, nuk fillon dot procedimin disiplinor pasi është kompetencë e Inspektoriarit të Lartë të Drejtësisë, i cili është institucion i ri dhe i vetëm që ka të drejtën e hetimit të prokurorëve e gjyqtarëve, që ngrihet nga reformimi i sistemit të drejtësisë.