Partia Socialiste do të mbajë më 23 mars Kongresin e saj ndërsa ka ftuar të gjithë ish-kryeministrat e majtë ndër vite.
Një ftesë e veçantë i është drejtuar edhe ish-kryetarit Fatos Nano. Mësohet se atij i është ofruar ftesa që të mbajë edhe një fjalë në Kongres.
Detajet bëhen të ditura nga mbledhja e sotme e Kryesisë, ndërkohë që mësohet se takimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ditën e shtunë.
Nga ana tjetër mësohet se pritet që të shpallet edhe lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Tre shtyllat ku do të mbështeten diskutimet në kongres janë; shembujt e qeverisjes lokale, bashkëqeverisja dhe Pakti për Universitetin.
Burime nga PS bëjnë me dije se Kongresi do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme ku fjalën kryesore do ta mbajë kreu i qeverisë, Edi Rama.
/a.rada