Edhe protesta e djeshme e organizuar nga opozita është shoqëruar me incidente të nxitur nga militantët e PD dhe LSI të cilët kanë qëlluar me gurë e ç’të mundnin ndaj efektivëve të Policisë.
Si pasojë e veprimeve të militantëve ka mbetur i lënduar dhe një punonjës policie.Mirëpo ajo që nuk u vu re ishte fakti se edhe ditën e djeshme protestuesit e PD-së ishin pajisur me lëndë plasëse e cila fatmirësisht u sekuestrua nga Policia.
Ky veprim i Policisë ka shmangur ndoshta përsëritjen e një tjetër rasti, atë të plagosjes së efektives Ina Nuka e cila humbi tre gishtat e dorës për shkak të kapsollave të hedhur në drejtim të saj nga militantët e PD-së.
Për më shumë shihni videot e eksperimenteve shkencore me pasojat e kapsollave dhe momentin e plagosjes së polices Ina Nuka. /Lexo.al
Tre video shkencore:
Videoja e mëposhtëme tregon momentin e plagosjes së efektives Ina Nuka nga një kapsoll i hedhur prej militantëve të PD-së.