Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe është plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Koplikut ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
/a.meta