Zonat malore ditët e fundit po përballen me një ulje të konsiderueshme të temperaturave, ku nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës. Në fshatin Bel në Bashkinë Klos situata duket e rënduar për shkak të dëborës, pasi banorët shprehen se ngrica po u shkakton probleme në pemtari.
Sipas tyre, nga pemët që kishin lulëzuar, nuk pritet të marrin ndonjë prodhim të madh pasi ngricat që janë shfaqur prej tre ditësh i kanë dëmtuar ato. Ndërkohë prania e akullit dhe e dëborës ka vështirësuar edhe kalimin në akset kryesore të zonës por nuk raportohet për bllokim rrugësh.
/a.meta