• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Petro Nini’/ Dhoma Kombëtare Përmbarimit: Distancohemi nga dhuna, dështuan të gjithë!

by Java News
14/03/2019 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma Kombëtare e Përmbarimit ka reaguar pas përplasjes tre ditë më parë te ‘Petro Nini’ në Tiranë duke u distancuar nga përmbaruesi.

Deklarata e plotë e Dhomës Kombëtare të Përmbarimit
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në ekzekutimin e një vendimi gjyqësor pranë shkollës “PetroNiniLuarasi” (Tiranë), ngjarje e përcjellë dhe e komentuar gjerësisht në media, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë mban këtë qëndrim:

Dhoma Kombëtare, si organi përfaqësues i përmbaruesve gjyqësorë privatë, kërkon të sigurojë opinionin publik se kjo ngjarje, me protagonist vetëm një përmbarues, nuk identifikon në asnjë element trupën prej 150 përmbaruesish gjyqësorë, anëtarë të saj. Kjo ngjarje nuk është “fytyra” e përmbarimit shqiptar. Kjo ngjarje mbetet një rast i izoluar, nga i cili distancohet plotësisht çdo përmbarues i ndershëm shqiptar.

Së pari, Dhoma Kombëtare i bën thirrje sensibilizuese gjithë opinionit publik, që ta njohin, ta përkrahin dhe ta konsiderojnë një përmbarues gjyqësor si aleat të publikut dhe si të vetmin funksionar tëngarkuar nga shteti dhe ligji për zbatimin e vendimeve tëgjykatave apo titujve ekzekutivë. Kjo është një thirrje për të gjithë qytetarët që kanë vendosur të jetojnë brenda rregullave të një shoqërie demokratike, të cilët kanë nevojë për drejtësinë e dhënë po aq sa për drejtësinë e realizuar. Dhe, drejtësia e realizuar ose vendimi gjyqësor i ekzekutuar bëhen vetëm nga përmbaruesi. Është mision ligjor vetëm i këtij funksionari publik.

Ndaj, dhe çdo qytetar, përfshirë institucionet shtetërore,duhet:

–          të respektojnë figurën dhe detyrën e përmbaruesit të ndershëm dhe profesionist;

–          të mos e ndalojnë në asnjë rast kryerjen e detyrës së tij;

–          të mos e pengojnë asnjëherë, madje ta ndihmojnë në përmbushjen e kësaj detyre!

Në asnjë rast, Dhoma Kombëtare nuk ka përkrahur dhe nuk do të mbrojë interesat e një përmbaruesi, për sa kohë ato bien në kundërshtim me parimet e ushtrimit të këtij profesioni apo nuk i shërbejnë interesit publik.

Në çdo rast, Dhoma Kombëtare do të mbrojë me forcë përmbaruesin që ushtron profesionin e tij, në përputhje me ligjet shqiptare dhe parimet e çdo shoqërie demokratike.

Së dyti, ngjarja dhe pamjet e datës 11 mars, kur ekzekutimi i një vendimi gjykate u kthye në të kundërtën e tij, ekspozuan qartë defektet e funksionimit të sistemit tonë demokratik, ku përfshihet sistemi i drejtësisë, shërbimet publike në nivel qendror dhe vendor, bashkë me qytetarin si përgjegjës në ushtrimin dhe kërkimin e të drejtave të tij.

Më 11 mars, përmbaruesi dështoi në zbatimin e një vendimi gjykate, por më shumë se kaq, dështoi në zbatimin e detyrave të tij. Sepse, përmbaruesi ka detyrë ligjore të marrë masa për ekzekutimin e një vendimi në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kjo nuk ndodhi, kur mediat transmetuan pamjet e rënda për një shoqëri tëqytetëruar, ku dinjiteti njerëzor dergjej në rrugë dhe lot fëmijësh shoqëruan live ekzekutimin e një vendimi gjykate. Ky nuk është dhe nuk mund të jetë përmbaruesi që i shërben komunitetit në një funksion publik. Ky nuk ështëpërmbaruesi që promovon dhe mbron vlerat e të gjithë anëtarëve të Dhomës Kombëtare. Lidhur me këtë ngjarje, Dhoma do t`i kërkojë ministressë Drejtësisë të vlerësojë sjelljet e kryera nga përmbaruesi i rastit konkret, në përputhje me dispozitat ligjore, parimet etike të ushtrimit të profesionit dhe respektimin e detyrave të përcaktuara për kryerjen e një ekzekutimi përmbarimor.

Më 11 mars, Policia e Shtetit dështoi në misionin dhe detyrën për mbështetjen e përmbaruesit në një proces ekzekutimi.Sepse, Policia e Shtetit ka për detyrë të mbrojë jetën dhe dinjitetin e përmbaruesit përgjatë ushtrimit të detyrës,dhe jo të favorizojë ndonjërën nga palët në ekzekutim. Mediat transmetuan pamje të shëmtuara, teksa persona që nuk ishin përmbarues gjyqësorë dhe nuk kanë asnjë lidhje me përmbarimin, shqelmonin dyert e ndërtesës për ekzekutimin e një vendimi gjykate. Kjo, në prani të dhjetëra forcave policore. Ekzekutimi i një vendimi gjykate nuk përmbushet me “shqelmat dhe levat” e kreditorit të interesuar apo ndihmësve të tij,as nga përmbaruesi që i bën sehir dhunës, aq më tepër në prani dhe mendihmën e Policisë së Shtetit. Lidhur me këtë ngjarje, Dhoma do t`i kërkojëministrit të Brendshëm të vlerësojëmenjëherë sjelljet e strukturave të policisë që përgatitën, organizuan dhe ofruan sigurinë fizike të përmbaruesit gjyqësor privat dhe personave që e shoqëronin atë ditën e kryerjes së veprimit përmbarimor.

Strukturat për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në nivel qendror dhe vendor dështuan në detyrën e tyre për marrjen e masave që fëmijët e pranishëm në vendngjarje të mos pësonin dhunën e pashembullt psikologjike për ta. Sepse,ligji nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” detyronte punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve, pranë njësisë vendore përkatëse, të merrnin masa emergjente të mbrojtjes dhe largimit të fëmijëve nga skenat e dhunës psikologjike, por edhe fizike, tëpatolerueshme për fëmijë që jetojnë në një vend me sistem demokratik. Mediat transmetuan pamje më shumë se të rënda, kur fëmijët e prindërve qëkundërshtonin ekzekutimin e përmbarimit, ndesheshin me dëshpërim dhe lot me policët apo civilët e pranishëm, në prani të prindërve të tyre.

Prindërit e fëmijëve të dhunuar psikologjikishtmë datën 11 mars dështuan në ushtrimin e përgjegjësive prindërore. Sepse, këta prindër, përtej së drejtës për mbrojtjen e pronës, kishin detyrimin parësor t’u ofronin fëmijëve të tyre siguri emocionale dhefizike, edhe pse siguria materiale është, gjithashtu, shumë e nevojshme për ta. Mediat transmetuan pamje të rënda, kur prindërit që kundërshtonin ekzekutimin e përmbarimit, kishin marrë pranëedhe fëmijët e tyre. Këta fëmijë u gjendën para skenave të papranueshme të abuzimit psikologjik dhe prindërit e tyre treguan në këtë rast një pakujdesi të rëndë në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore. Dhuna e shumëfishë që pësuan fëmijët e kësaj ngjarje, do tëndikojë në mënyrë të dëmshme në ecurinë e edukimit dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm social dhe psikologjik, pavarësisht nga fitimi apo humbjes së të drejtave të pronësisë së prindërve të tyre.

Së fundmi, ngjarja e datës 11 mars mori një vëmendje të gjerë publike, falë transmetimit dhe komentimit të plotëmediatik. Ekspozimi i ngjarjes dhe aktorëve të saj sjell nevojën e realizimit të një analize të thellë, por edhe të një debati publik, ku të përfshihen të gjitha strukturat e qeverisjes qendrore dhe vendore, sistemit të drejtësisë, deri te qytetari më i thjeshtë që jeton brenda një komuniteti demokratik.

Kjo nuk ishte një ngjarje që prek vetëm përmbarimin, por prek gjithë shoqërinë dhe sistemin demokratik që kemi zgjedhur të jetojmë. Drejtësia u “shqelmua” nga të gjithë protagonistët e kërkimit të saj.

Ndërtesa që mbrojtën banorët e saj, duhet parë si simbol i një problemi publik. Mure të djegura, mure të ndërtuara pa leje dhe mure, ku shkruhet dhe kërkohet drejtësi janë njëalarm për funksionimin e sistemit tonë demokratik.

Dhoma Kombëtare u bën thirrje organeve dhe institucioneve të shtetit, por edhe gjithë opinionit publik, që përveç komenteve dhe konstatimeve rreth ngjarjes, të analizojnë me përgjegjësi rolin e gjithsecilit për të ardhmen,me qëllim që drejtësia mos të lexohet më në mure ndërtesash dhe të ekzekutohet me “shkelma” përmbaruesish, por të rivendoset në salla të pastra gjykatash apo zyra, ku ofrohet vetëm shërbim i ndershëm publik.

Dhoma Kombëtare do të mbetet aleat i publikut dhe në çdo rast, mirëpret reagimin e tij

/a.meta

Next Post
Shenjat zodiakale që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

Klasifikimi i shenjave në Horoskop, nga më të mirët, tek më djallëzorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In