Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon të diskutojë se si të ulë ndikimin që ka në klimë transporti gjatë një takimi special më 14 mars në kuadër të punës së një komisioni qeveritar.
Si pjesë e “Platformës Kombëtare për Lëvizshmërinë e të Ardhmes”, ekspertët në këtë takim synojnë të bisedojnë mbi mënyrat për të reduktuar prodhimin e gazeve me efekt serrë nga transporti, mes çështjesh të tjera.
Sipas planit për mbrojtjen e klimës të miratuar në vitin 2016 nga qeveria e mëparshme, prodhimi i CO2 duhet të reduktohet me 40-42% deri në vitin 2030.
Ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze kërkon që këtë objektiv ta betonojë në ligj, por ka rezistencë të fuqishme nga ana e konservatorëve. (ATSH)