Dy deputetët e rinj të Kuvendit Ylli Shehu dhe Lefter Maliqi flasin për vendimin e marrë kundër linjave të partisë duke pranuar mandatin.
Kandidati i të djathtës në qarkun e Beratit Lefter Maliqi shprehet se këtë vendim e ka marrë në favor të demokratëve, pasi fillimisht duhet larguar Basha nga drejtimi i partisë dhe më pas Rama, shkruan Shqiptarja.com
“Ka stilin e vet të të gënjyerit, prandaj nuk ka frymëzim dhe shpresë te të djathtët për shkak të marrëveshjeve që ka bërë pro oborrit të tij familjar dhe kundër demokratëve të ndershëm. Mua më gënjeu një herë, dy herë, tre herë, katër herë, për cfarë të rrija më me Lulin? Po të bëhen zgjedhjet nesër, nuk fiton PD-ja me Bashën, po të jetë një tjetër që të bashkojë të djathtën gara do të jetë reale. Basha nuk ka parti, ka vetëm familje” tha ai.
Nga ana tjetër Ylli Shehu I dalë nga Listat e LSI në qarkun e Tiranës shprehet për Report Tv se forca politike për të cilën garoi nuk e pyeti asnjëherë për vendimin që do të merrte ndaj dhe nuk mund të cilësohet tradhtar.
“Ky ka qenë një vendim i imi personal duke parë reagimin e ndërkombëtarëve dhe SHBA-së dhe duke menduar për të mirën e vendit tim, nuk e mendova që është e mirë djegia e mandatit. Normalisht ishte vendim personal. Mund të më quajnë tradhtar, apo cfardo pasi politikë është kjo. Nuk mendoj se është e drejtë, pasi nuk kam tradhtuar njeri, nuk më mori njeri mendim para, dhe më pas mund të kem ndryshuar vendim” tha ai.
Opozita e re, e cila pritet të konfigurohet së shpejti pritet të ketë 40 deputetë sipas Lefter Maliqit.
“Aktualisht është Myslim Murrizi, Rudina Hajdari që nuk kanë dhënë dorëheqjen, nga PD do të futen edhe 15 të tjerë të sigurt, nga LSI-ja do të jenë 19. Kjo është e vërteta. Pavarësisht se aty do të jenë 40 deputetë, atë që bën opozita reale nuk duhet ta bëjmë ne aty”.
Të dy deputetët e rinj përsa i përket përfaqësimit në parlament shprehen se pranuan vullnetin e elektoratit të tyre.
“Unë nuk votoj ato interesa që prekin e PD-së dhe shqiptarët, të tjerët që janë interesi i përbashkët, se aty nga 10 ligje, dy mund të jenë që u shërbejnë ndërkombëtarëve dhe popullit shqiptar” tha Maliqi.
Ndërsa Murrizi shtoi se “Ne na ka dhënë një votë populli për të qenë në parlament dhe për të përfaqësuar opozitën. Ish-kolegët e mi që dogjën mandatin duhet të ishin në parlament”.
/a.rada