Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbledhur të dhëna nga të gjitha shtetet e botës dhe ka arritur në përfundimin tronditës se çdo 5 sekonda një person humb jetën në botë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes atmosferike, ndërsa në 1 orë të vdekurit janë mbi 700.
Të dhënat janë publikuar nga eksperti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe ambientin, David Boyd, i cili nënvizon se situata është shumë e rëndë.
Boyd vlerëson se “njerëzimi po shkakton shfarosjen e gjashtë masive në botë”.
Z.Boyd përmend pasojat e ndryshimeve klimatike dhe rënien e biodiversitetit dhe thotë se njerëzimi po shkakton dëme të pariparueshme.
Shqetësimi më i madh vjen nga revolucioni industrial. Niveli i dioksinës në atmosferë ka prekur nivelin më të lartë në 650 mijë vjet. Kjo shkakton një ndryshim klimatik të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.
David Boyd, raportuesi i OKB për të drejtat e njeriut dhe mjedisin thotë se normat e shfarosjes janë qindra herë më të larta se ato normalet.
Ai shton më tej se 90% e popullatës globale është e ekspozuar ndaj ndotjes atmosferike. Kjo dukuri shkakton 7 milionë të vdekur çdo vit, prej të cilëve 600 mijë janë fëmijë të moshës 5 vjeç e poshtë. Ajri i ndotur numëron më shumë viktima se luftërat, vrasjet, tuberkulozi, SIDA dhe malarja.
Eksperti i OKB, listoi 7 masa urgjente që çdo shtet duhet t’i ndërmarrë: survejimi i cilësisë së ajrit, identifikimi i shkaqeve të ndotjes, informimi i qytetarëve dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse, vendosjen e limiteve të qarta kundër ndotjes, organizimin e planeve të veprimit kundër këtij rreziku të madh dhe financimi i këtyre masave.
/a.rada