Një operacion i gjerë për arrestimin e eksponentëve të përfshirë në grupe kriminale mafioze është ndërmarrë nga antimafia italiane. I koduar “Kerkent”, ky operacion është shtrirë në zonën e Siçilisë, Agrixhento, Trapani, Palermo, Raguza, Katania dhe në Vibo Valentia të Kalabrisë. Është dhënë urdhër arresti për 32 persona të akuzuar për organizim mafioz e ndërsa në pranga është vënë bosi i mafies siçiliane të Agrixhentos, Massimino Antonio. Mes të arrestuarve nuk ka asnjë shqiptar.
Baza ku operonte ky grup kriminal mafioz ishte në Agrixhento, por i shtrirë gjithashtu edhe në Palermo dhe Kalabri. Trafiku i lëndëve narkotike nëpërmjet një grupimi kriminal të armatosur ishte orientimi kryesor i veprave kriminale që kryenin elementët e kësaj strukture mafioze.
/a.meta