• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta tenton të deligjitimojë zëvendësimin e mandateve të PD- LSI?

by Java News
04/03/2019 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë thirrje për hapa pas për të rivendosur normalitetin politik, kushtetues dhe institucional në Shqipëri. Kështu, thirrja e presidentit i drejtohet opozitës dhe qeverisë. Megjithatë, nuk dihet se sa të vlefshëm janë në këtë moment hapat pas, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i japë mandatet e deputetit kandidatëve pasues në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. 4 të parët morën sot mandatin nga KQZ, ndërsa parlamenti mbetet legjitim, siç edhe ndërkombëtarët e kanë deklaruar pasi ka shumicën për të vazhduar punën, deri më tani me 85 deputetë. (79 të mazhornacës, Murrizi i PD-së, Lefter Koka i LSI-së, dhe 4 deputetët e rinj që betohen nesër në Kuvend).

Por Meta e ka qujtuar situaten aktuale krizë politike, kushtetuese dhe institucionale, gje qe ne nje fare menyre duket si nje perpjekje per te deligjitimuar zevendesimet qe po behen. Sinjalet per kete i dha disa ore para Metes edhe zyrtari i larte i LSI Luan Rama, sipas te cilit, zevendesimet jane jo kushtetuese pasi Kuvendi ende nuk ka legalzuar doreheqjen e deputeteve te PD- LSI. Gjithesesi Presidenti Ilir Meta, theksoi se vazhdimisht ka apeluar mes palëve politike për diaolg.

“Dua të përqendroheshim në çështjet konkrete, por nuk mund të ndaloj pyetjet tuaja, kështu që mund të deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur në mënyrë të vijueshme kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e kaluar për negociatat në qershorin që po vjen dhe një ditë pas vendimit të qershorit kam thënë se duhet të vijojmë punën qeveri-opozitë, pasi mund të ikë një vit dhe të mbesim në vend. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë për të vendosur normalitetin politik dhe kushtetues në vend. Unë besoj se kur ka vullnet dhe vihen në plan të parë interesi kombëtar, që duhet të na motivojë shumë. Ka të bëjë edhe më një vendim të mundshëm të BE për çështjen e negociatave, duhet të na shtyjë drejt zgjidhjes politike të kësaj situate” tha ai.

LSI

Pak ore me pare Luan Rama, zv/kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, komentoi  marrjen e mandateve nga ana e 4 deputetëve të rinj nga lista e LSI-së. Sipas tij, “KQZ-ja nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj farse”.

“Puna e Kuvendit dhe komisionet kanë rregulla strikte se si procedohet. KQZ-ja është investuar pa u zbatuar ligji pasi është detyrim ligjor që çdo deputet që largohet, duhet ta shprehë këtë në një seancë publike pasi nuk është thirrur komisioni përkatës i Kuvendit për të legalizuar djegien e mandateve të opozitës”, deklaroi Luan Rama.

Më tej, Luan Rama theksoi: “Kushtetuta thotë se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë dhe në momentin kur nuk janë aq, nuk është më Kuvend. Edhe një kur ikën, zëvendësohet menjëherë. Pavarësisht makinacioneve që bëhen, nuk shkohet te numri 140”.

/a.meta/javanews.al

Next Post
Diplomati i ‘hekurt’ amerikan merr në dorë marrëdhëniet me Europën

Ndihmës sekretari i Shtetit: Kosova s'humb asgjë nëse dialogon, por rrezikon të ardhmen nëse s'ulet në tryezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In