Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar takimin e radhës me strukturat në Elbasan. Balla theksoi se PS është e gatshme për dialog me opozitën aktuale, sepse PS është parti e dialogut.
“Dialog me opozitën aktuale? Po. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut. Por, negociata me opozitën? Jo. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të demokracise. Dialog me opozitën? Qysh sot dhe të gatshëm për t’i ofruar të gjitha garancitë ligjore për rregulla të qarta e të barabarta loje, por seicila palë në fund duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr dhe veprimet që bën. Dhuna është e paparanueshme.
Partia Socialiste fitoi një shumicë të qartë në zgjedhjet e 2017-ës, çka e lejoi Edi Ramën të krijonte një qeveri të re dhe për herë të parë në Shqipërinë post-komuniste, pa nevojën e një koalicioni. Sipas raportit vjetor të Komisionit Europian, “zgjedhjet parlamentare të 2017-s u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe rezultatet e tyre u pranuan nga të gjitha palët”, tha Balla.
Sipas ballës, sot Shqiperia ka një Parlament legjitim dhe një Qeveri legjitime.
“Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë të dielën e tretë apo të katërt të Qershorit 2021. Këto janë të panegociueshme”, përfundoi Balla.