• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modifikimi gjenetik dhe pikëpyetjet e tij

by Java News
02/03/2019 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rachel Ross

Modifikimi gjenetik, është procesi i ndryshimit të përbërjes gjenetike të një organizmi. Kjo ka ndodhur në mënyrë indirekte për mijëra vjet, nga mbarështimi i kontrolluar ose selektiv i bimëve dhe kafshëve. Bioteknologjia moderne, e ka bërë më të lehtë dhe më të shpejtë modifikimin e një gjeni të veçantë, përmes inxhinierisë gjenetike.

 

Termat ”modifikim” dhe “inxhinierim”, përdoren shpesh në mënyrë të ndërsjellë në kontekstin e etiketimit të prodhimeve të modifikuara gjenetikisht, ose siç njihen shkurt “OMG”. Në fushën e bioteknologjisë, OMG nënkupton organizmin e modifikuar gjenetikisht, ndërsa në industrinë ushqimore, termi i referohet ekskluzivisht ushqimeve që janë projektuar qëllimisht të modifikohen, dhe jo organizmave të seleksionuara.

 

Modifikimi gjenetik daton që në kohët e lashta, kur njerëzit ndikuan tek gjenetika, përmes organizmave të mbarështuar në mënyrë selektive. Kur përsëritet në disa breza, ky proces çon në ndryshime dramatike të species. Qeni ka të ngjarë të jetë një ndër kafshët e para, të modifikuar enkas gjenetikisht diku rreth 32.000 vjet më parë.

 

Sipas studiuesve, ujqërit e egër u bashkuan me paraardhësit tanë gjahtar-mbledhës në Azinë Lindore, ku qentë u shtuan dhe u bënë më të aftë. Gjatë mijëra vjetëve, njerëzit i ushqyen qentë me personalitetin dhe tiparet fizike të dëshiruara, duke çuar përfundimisht në shumëllojshmërinë e qenve që shohim sot.

 

Ndërkohë bima më e hershme, e njohur si e modifikuar gjenetikisht është gruri. Kjo kulturë jetike për njeriun, mendohet ta ketë origjinën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore në zonën e njohur si Pllaja Pjellore. Fermerët e lashtë, e selektuan këtë bimë rreth 9000 vite Para Krishtit, për të krijuar varietete më të zbutura, me kokrra më të mëdha.

 

Duke nisur nga viti 8000 Para Krishtit, kultivimi i grurit të butë ishte përhapur në Evropë dhe Azi. Mbarështimi i vazhdueshëm selektiv i grurit, rezultoi në mijëra varietete që kultivohen sot në mbarë botën. Edhe misri, ka përjetuar disa nga ndryshimet gjenetike më dramatike gjatë mijëra viteve të fundit.

 

Variateti kryesor, rrjedh nga një bimë e njohur si teosinte, një barishte e egër me fletë të vogla, që prodhonte vetëm disa kokra. Me kalimin e kohës, fermerët i përzgjodhën farat me kujdes, për të krijuar një bimë misri me fletë të mëdha, dhe me më shumë kokrra.

 

Përtej këtyre kulturave, shumica e produkteve që hamë sot – përfshirë bananet, mollët dhe domatet – i janë nënshtruar mbarështimit selektiv në disa breza. Ndërkohë teknologjia, që veçon dhe transferon një pjesë të ADN-së nga një organizëm në tjetrin, u zhvillua në vitin 1973 nga Herbert Bojer dhe Stenli Kohen, studiues në Universitetin e Kalifornisë dhe Universitetin Stenford.

 

Të dy shkencëtarët, arritën të transferonin një pjesë të ADN-së nga një lloj bakterie në një tjetër, duke mundësuar një rezistencë antibiotike tek bakteret e modifikuara. Një vit më pas, dy biologë molekularë amerikanë, Beatriçe Minc dhe Rudolf Jenish, futën materiale të huaja në embrionet e miut në eksperimentin e parë të modifikimit gjenetikisht tek kafshët, duke përdorur teknikat e inxhinierisë gjenetike.

 

Studiuesit modifikuan gjithashtu bakteret që do të përdoreshin si medikamente. Në vitin 1982, insulina humane u sintetizua nga bakteret e bakterit E.coli e modifikuar gjenetikisht, duke u bërë kës ilaçi i parë gjenetik i prodhuar nga gjenetikisht në botë.

 

Sipas Universitetit Shtetëror të Ohajos në SHBA, ekzistojnë 4 metoda kryesore të kulturave gjenetikisht modifikuar:

 

Mbarështimi selektiv: Dy llojet e bimëve kryqëzohen dhe mbarështohen mes tyre, për të prodhuar pasardhës me karakteristika specifike. Në këtë rast mund të preken 10.000-300.000 gjene. Kjo është metoda më e vjetër e modifikimit gjenetik, dhe që zakonisht nuk është përfshirë në kategorinë e ushqimit OMGJ.

 

Mutagjeneza:Farat e bimëve, ekspozohen qëllimisht ndaj kimikateve ose rrezatimit, për të shndërruar organizmat brenda saj. Pasardhësit me tiparet e dëshiruara, ruhen dhe kultivohen më tej. Edhe mutagjeneza, nuk përfshihet zakonisht në kategorinë e ushqimit OMG.

 

Ndërhyrja tek ARN: Gjenet individuale të padëshiruara tek një bimë ç’aktivizohen, në mënyrë që të zhduket çdo tipar i padëshiruar.

 

Transgjenetika:Një gjen merret nga një specie, dhe vendoset në një specie tjetër, për të futur një tipar të dëshirueshëm.

 

Dy metodat e fundit, cilësohen si lloje të inxhinierisë gjenetike. Sot, kultura të caktuara, i janë nënshtruar inxhinierisë gjenetike për të përmirësuar prodhimin e kulture, rezistencën ndaj dëmtimeve nga insektet dhe imunitetin ndaj sëmundjeve të bimëve, si dhe për të rritur vlerën ushqyese. Në treg, ato quhen organizma të modifikuar gjenetikisht, ose kultura OMG.

 

Kultura e parë gjenetikisht e modifikuar, që u miratua të kultivohej në SHBA ishte domatja ‘Flavr Savr’ në vitin 1994. Ajo kishte një afat më të gjatë të ruajtjes, fale ç’aktivizimit të gjenit që shkakton zakonisht squlljen e domates me kalimin e kohës.

 

Sot, pambuku, misri dhe soja janë kulturat më të zakonshme që kultivohen në SHBA si organizma të modifikuar gjenetikisht. Shumë kultura OMG, janë modifikuar në mënyrë të tillë që të jenë rezistente ndaj insekteve, duke reduktuar ndjeshëm nevojën për pesticide, e cila mund të ndotë ujërat nëntokësore dhe mjedisin rrethues.

 

Por vitet e fundit, kultivimi i përhapur i kulturave të OMG, është bërë gjithnjë e më i diskutueshëm. Për shembull, polenat nga kulturat e OMG-ve mund të zhvendosen në fushat e kulturave jo-OMG, si dhe në popullatat e barërat e këqija, të cilat mund të çojnë në denatyrimin e OMG-ve, për shkak të kryqëzimeve aksidentale.

 

Ata që janë në favor të OMG-ve, besojnë se konsumatorët duhet të jenë në gjendje të vendosin, nëse dëshirojnë të blejnë apo jo ushqime të modifikuara gjenetikisht. Por të tjerët, kanë dyshimet e tyre. “Eksperimentimi mbi njerëzit pa pëlqimin e tyre, është një problem thelbësor. Nuk janë vetëm rreziqet që njohim, por edhe rreziqe të tjera që nuk janë përcaktuar. Ne as që e dimë se çfarë po rrezikojmë”- thotë Rivka Uinberg, profesoreshë e filozofisë në Kolegjin Skrips. Sipas saj “problemi i madh me të gjitha këto teknologji eksperimentale, është pikërisht që ato janë eksperimentale”.

 

Marrë me shkurtime nga LiveScience – Bota.al

Next Post
Çfarë krize prodhoi kriza e vogël e teatrit?

Fuga letër të hapur: Të rithemelojmë Akademinë e Shkencave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com