Claudio Ranieri pritet të shkarkohet nga skuadra e Fulham.
Trajneri italian ka humbur mbështetjen e tifozëve dhe pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit londinez për të kuptuar fatin e tij.
Në 17 ndeshje nën drejtimin e Ranierit, Fulham arriti vetëm 3 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje duke shënuar 16 gola e duke pësuar 34 e duke grumbulluar kështu vetëm 12 pikë.
Humbja e së mërkurës mbrëma ndaj Southampton e la Fulhamin në një pozitë shumë të vështirë në renditje dhe tashmë duhet një mrekulli për të shpëtuar nga rënia në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
/a.rada