50 gra në qytetin e Elbasanit kanë rënë viktimë e dhunës në familje vetëm për muajt e parë të vitit 2019. Si shkak i dhunës nuk cilësohet vetëm ekonomia e dobët në atë qyetet, por edhe emigrimi.
Në Elbasan, fenomeni i dhunës në familje ka njohur një rritje të ndjeshme.
Vetëm në dy muajt e parë këtij viti janë regjistruar 50 raste kur gratë kanë denoncuar dhunën.
Për vitin që lamë pas, të dhënat janë për 250 raste.
Mirela Gjoni: Flasim për 2018, ne kemi ofruar shërbim për rreth 250 gra që kanë përfituar shërbime si nga qendra e këshillimit, studio e avokatisë për të gjithë çështjet ligjore dhe mbi 50 raste që kemi akomoduar tek shellteri i emergjencës.Ne ja kemi lënë gjithmonë varfërisë shkakun kryesor, që është një arsye. Por unë mendoj se nuk është arsyeja e vetme. Ka shumë arsye të tjera si steriotipet gjinore, mentalitetet e vjetra, rolet brenda familjes që nuk janë të duhura.
Në 2 muajt e parë të vitit janë vrarë 6 gra nga krimi në familje.