Dashamir Shehi është shprehur se ky është vetëm llimi i protestave. I ftuar në Abc News ai tha se demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.
“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh.
Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm llimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata.
Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait.
Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi. Sa i përket deklaratës së kryedemokratit se opozita nuk njeh më as policisë, Dashamir Shehi e shpjegoi në këtë mënyrë: “Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën.
E.Xh./