Një i moshuar është grabitur dhe dhunuar në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa i moshuari rreth 70 vjeç është gjetur nga nipi i tij në banesë i gjakosur.
Nipi i të moshuarit ka thënë se ka gjetur derën e hapur dhe gjyshin e gjakosur. Ai thotë se në shtëpi mungonin rreth 1 milion lekë.
“Gjeta derën hapur, ndërsa gjyshi ishte i gjakosur në banesë. Mora ambulancën dhe njoftova policinë. Në shtëpi mungonin 1 milion lekë të vjetra”- ka thënë ai.
E.Xh./