Barnat e falsifikuara përbëjnë një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik. Një në dhjetë ilaçe që qarkullojnë në vendet në zhvillim, është nën standardet e cilësisë ose i falsifikuar dhe paraqet rreziqe të mëdha për shëndetin publik.
“Nga një studim i fundit i OBSH-së është bërë një parashikim i barnave të falsifikuara që qarkullojnë në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme dhe rezulton se rreth 10% e baranave janë të falsifikuara. Bazuar në këto statistika 1 në 10% e barnave është i falsifikuar.Si rrjedhojë edhe Shqipëria nuk mund të perjashtohet nga ky sistem kaq global”, tha Ledjan Malaj, Shef i departamentit të Farmaceutikës UMT.
Në 10,5% të rasteve, barnat janë të paefektshme. Ky fenomen prek mbi të gjitha barnat antimalarie dhe antibiotikët, që në tërësi, përfaqësojnë 64,5% të totalit të ilaçeve të falsifikuara.
Vendet në zhvillim po shpenzojnë mbi 30 miliardë dollarë në vit për të blerë barna të falsifikuar. Ndërsa në vendet e BE-së 4.4 për qind e shitjeve totale të medikaneteve janë të rreme, të cilat përkthehen me 10.2 miliardë euro të ardhura në vit për grosistët.
“Kanë ngrituar alarmin tregje faramceotike që janë të konsoliduar sa i përket baranave të falsifikuar . Shqipëria nuk është farë një treg i konsoliduar. Duke qënë një treg kaq i brishtë, mundësia për të penetruar barna të falsifikuar është. Kështu që të mos gënjejmë vetën dhe të themi që tregu shqiptar shpëton nga ky fenomen”, tha Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistit.
As tregu shqiptar nuk bën përjashtim nga medikamentet e falsifikuara, por Agjencia e Barnave, për të cilën folëm në fillim të emisionit, është pothuajse inekzistente.
“Deri më sot qendrën e kontrollit të barnave se kam dëgjuar një herë që të kapi një medikament të falsifikuar. Ndërkohë që në BE në shtete kryesore mbi 2% janë mendikamenet të falsifikuara ndërsa në shtetet e tjera shkon deri në 30% që janë medikamente të falsifikuara”, tha Musa Zeneli, Shoqata e Pacientëve “Talasemikë”.
“Çështja e barnave të quajtuara jo “fake” ose jo konform standarteve , zakonisht qarkullojnë në vendet e Afrikës, të Azisë apo të vendeve të pazhvilluara ku nuk ka sisteme që të kryejnë kontrolle të cilësisë së tyre dhe është një industri që krijon, sipas OBSH-së rreth 36 miliardë euro në vit. është një çmenduri e madhe që bëhet me barnat”, tha Isuf Kalo Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, UET.
Ndryshe nga Shqipëria, Bashkimi Europian është i vetëdijshëm për problematikën që shqetëson qytetarët e vetë sa i përket barnave fals. Kështu, duke nisur nga 9 shkurti i këtij viti, ka nisur të zbatohet një rregullore që kërkon të luftojë shitjen e ilaçeve të falsifikuara. Çdo produkt farmaceutik i regjistruar do të mbajë një kod unik që vërteton origjinalitetin e tij. / Top Channel