Një prej shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, Spanja, ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë pas kërkesës së liderit të opozitës, Juan Guaido, që shtetet t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Nicolas Maduro.
Apeli i Guaidos erdhi një ditë pas dhunës të së shtunës, pasi mbështetësit e opozitës shpenzuan orë duke u përpjekur të thyen një postbllok qeveritar dhe të mernin ushqime dhe furnizime mjekësore në Venezuelë. Së paku katër vetë u vranë dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën.
“Ngjarjet e sotme më detyrojnë të marr një vendim,” shkruan Guaido në Twitter, “për t’i propozuar zyrtarisht bashkësisë ndërkombëtare që ne duhet t’i mbajmë të gjitha opsionet e hapura për të arritur çlirimin e atdheut tonë“.
Pence do të njoftojë “hapa konkretë” dhe “veprime të qarta” në një samit të Grupit rajonal Lima në Bogotë të hënën, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i SHBA të dielën .
“Ajo që ndodhi dje nuk do të na pengojë të marrim ndihmë humanitare në Venezuelë “, tha zyrtari.
Guaido do të takohet gjatë ditës së sotme me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Kolumbi në kohën kur janë ngjallur spekulime për ndërhyrje ushtarake të Shteteve të Bashkuara për ta larguar me forcë nga pushteti presidentin Maduro.
Megjithatë, Spanja e ka kundërshtuar ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Venezuelë. “Nuk janë të gjitha opsionet mbi tavolinë. Ne e kemi bërë të qartë se nuk do ta mbështesim ndërhyrjen ushtarake dhe do ta dënojmë një veprim të tillë”, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell.
Kërkesa e Guaidos për shtetet tjera erdhi vetëm një ditë pas dhunës në kufirin e Venezuelës, ku përkrahësit e opozitës po përpiqeshin t’i kalojnë barrikadat e vendosura nga qeveria për t’i futur në Venezuelë ndihmat ushqimore dhe ilaçet e dërguara nga Shtetet e Bashkuara. Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se 300 u lënduan gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.
Në anën tjetër, zëvendëspresidenti amerikan ka paralajmëruar se do të njoftojë për hapa konkretë dhe veprime të qarta gjatë samitit të liderëve rajonalë në Bogota të Kolumbisë, shkruan “The Guardian”.
Ndsa ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se e njeh Juan Guaidon president të përkohshëm të Venezuelës.
Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perëndimore.
Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.
Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.
Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomia e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.