• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Spanja kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë

by Java News
25/02/2019 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, Spanja, ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë pas kërkesës së liderit të opozitës, Juan Guaido, që shtetet t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Nicolas Maduro.

Apeli i Guaidos erdhi një ditë pas dhunës të së shtunës, pasi mbështetësit e opozitës shpenzuan orë duke u përpjekur të thyen një postbllok qeveritar dhe të mernin ushqime dhe furnizime mjekësore në Venezuelë. Së paku katër vetë u vranë dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën.

“Ngjarjet e sotme më detyrojnë të marr një vendim,” shkruan Guaido në Twitter, “për t’i propozuar zyrtarisht bashkësisë ndërkombëtare që ne duhet t’i mbajmë të gjitha opsionet e hapura për të arritur çlirimin e atdheut tonë“.

Pence do të njoftojë “hapa konkretë” dhe “veprime të qarta” në një samit të Grupit rajonal Lima në Bogotë të hënën, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i SHBA të dielën .

“Ajo që ndodhi dje nuk do të na pengojë të marrim ndihmë humanitare në Venezuelë “, tha zyrtari.

Guaido do të takohet gjatë ditës së sotme me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Kolumbi në kohën kur janë ngjallur spekulime për ndërhyrje ushtarake të Shteteve të Bashkuara për ta larguar me forcë nga pushteti presidentin Maduro.

Megjithatë, Spanja e ka kundërshtuar ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Venezuelë. “Nuk janë të gjitha opsionet mbi tavolinë. Ne e kemi bërë të qartë se nuk do ta mbështesim ndërhyrjen ushtarake dhe do ta dënojmë një veprim të tillë”, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell.

Kërkesa e Guaidos për shtetet tjera erdhi vetëm një ditë pas dhunës në kufirin e Venezuelës, ku përkrahësit e opozitës po përpiqeshin t’i kalojnë barrikadat e vendosura nga qeveria për t’i futur në Venezuelë ndihmat ushqimore dhe ilaçet e dërguara nga Shtetet e Bashkuara. Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se 300 u lënduan gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti amerikan ka paralajmëruar se do të njoftojë për hapa konkretë dhe veprime të qarta gjatë samitit të liderëve rajonalë në Bogota të Kolumbisë, shkruan “The Guardian”.

Ndsa ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se e njeh Juan Guaidon president të përkohshëm të Venezuelës.

Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perëndimore.

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.

Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.

Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomia e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.

Next Post
VIDEO/ Njihuni me burgun e ferrit për femrat në Rusi

VIDEO/ Njihuni me burgun e ferrit për femrat në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In