Dalin detaje të reja nga atentati i mbrëmshëm në Korçë. Shënjesta e atentatit ishte 29-vjeçari Mateo Aliko, ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar 6 persona për ngjarjen.
Sakaq, Mateo ka qenë i i shoqëruar nga shoku i tij Gentian Kosta në momentin e atentatit.
Persona të paidentifikuar hapën zjarr mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi drejt makinës së Alikos një Volksëagen Touareg. Ngjarja ndodhi në lagjen 4 të qytetit.
Dyshohet se atentati ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës. Mateo Aliko rezulton i arrestuar në vitin 2008 së bashku me dy persona të tjerë dhe i dënuar për grabitjen e 800.000 mijë lekëve në një pikë bixhozi, ku gjatë grabitjes kishte plagosur tre persona.
Aliko ishte vetëm pak metra larg makinës së tij kur iu bë atentati. Mësohet se i riu pas tentativës së atentatorëve ka shkuar në shtëpi të merrte armën e tij dhe t’i kundërpërgjigjej autorëve. Ndërkaq, në vendgjarje policia ka gjetur rreth 20 gëzhoja dhe mendohet se janë përdorur 2 armë.
E.Xh./