Këngëtari i popit R. Kelly u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për abuzim me të mitura.
Ai dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht 10 persona, mes të cilëve 9 janë të mitura.
Për Kelly u lëshua një urdhër-arrest nga policia në Çikago dhe për rrjedhojë ai u prangos.
Avokati i tij ka deklaruar se R.Kelly i ka pritur shumë keq akuzat dhe pretendon se është i pafajshëm.
Këngëtari ishte raportuar edhe më herët për agresion seksual nga shumë femra.