Inflacioni në muajin janar 2019 sipas matjeve me metodologjinë e Eurostat ishte 2.4%.
INSTAT bën të ditur se, rritja më e madhe e çmimeve prej 5,4 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9 %, “Argëtim dhe kulturë”, me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,5 % secili.
Për të ndihmuar në hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
/a.rada