Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kujtuar sot 7-vjetorin e rënies së kapiten Feti Voglit.
‘Përulem me respekt para veprës sublime dhe trimërisë së “Dëshmorit të Atdheut” kapiten FetiVogli, i cili prej 7 vitesh tashmë i mungon familjes, @FA_Shqiptare dhe kombit.
Në 7-vjetorin e rënies, kapiten Feti Vogli nderohet edhe në Kabul, në memorialin kushtuar të rënëve’, shkruan Xhaçka.
Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të 2012-ës gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peci, i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve.