SHBA po nxiton të transferojë teknologjinë e ndjeshme të energjisë bërthamore në Arabinë Saudite, sipas një raporti të ri të Kongresit.
Një panel i udhëhequr nga demokratët ka nisur një hetim lidhur me shqetësimet rreth planit të Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në të gjithë mbretërinë.
Informatorët i thanë panelit se nxitja e përhapjes së armëve bërthamore mund të sjellë destabilizimin e Lindjes së Mesme.
Firmat e lidhura me Presidentin thuhet se i kanë shtyrë këto transferime.
Raporti i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve vëren se një hetim për këtë çështje është “veçanërisht kritik, sepse përpjekjet e Administratës për të transferuar teknologji nukleare të ndjeshme amerikane në Arabinë Saudite duket të jenë në vazhdim”.
Presidenti Donald Trump u takua me zhvilluesit e energjisë bërthamore në Shtëpinë e Bardhë më 12 shkurt për të diskutuar ndërtimin e impianteve në vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë Arabinë Saudite.
Dhëndri i Presidentit Trump, njëherësh këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të vizitojë Lindjen e Mesme këtë muaj për të diskutuar mbi ekonominë e planit të paqes të administratës Trump.
Ligjbërësit kanë qenë kritik ndaj planit pasi do të shkelte ligjet e SHBA kundër transferimit të teknologjisë bërthamore që mund të përdoret për të mbështetur një program të armëve.
Ata gjithashtu besojnë se duke i dhënë Arabisë Saudite qasje në teknologjinë bërthamore do të nxiste një garë të rrezikshme të armëve në rajonin e paqëndrueshëm.
Arabia Saudite ka thënë se dëshiron energji bërthamore për të diversifikuar burimet e saj energjetike dhe për të ndihmuar në adresimin e nevojave gjithnjë e në rritje të energjisë.
Por shqetësimet rreth Iranit rival që zhvillon teknologjinë bërthamore janë gjithashtu në lojë, sipas mediave amerikane.
E.Xh./