Efektivët e burgut të Fierit gjatë një kontrolli blic kanë bllokuar 20 aparatë telefonikë.
Celularët, sipas njoftimit, u tentuan të futeshin brenda ambienteve të burgut të fshehura në shtyllat e portave të mini futbollit.
Mëposhtë janë pamjet e celularëve të sekuestruar, ndërsa u mendua se ata do të përfundonin në duart e të dënuarve që vuajnë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Por pas kontrollit të imtësishëm, efektivët arritën të zbulonin se brenda portave të mini futbollit, ishin fshehur telefonat në fjalë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/a.rada