Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës të dënuar për gjobëvënie dhe një sërë veprash penale. Shullazi, është në një proces gjyqësor me të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqo, Endrit Zele dhe Blerim Shullazi. Arsye për shtyrjen e senacës u bë mungesa në gjyq e dy prej avokatëve. Ndërkohë çështja i kalon Prokurorit të Apelit për Krime të Isa Jata, i cili do ta ndjek këtë proces për arsye se prokurori Artan Bajrami u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Një muaj më parë gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.
/a.meta