Laçi ka pritur Partizanin në shtëpi në ndeshjen e radhës të kampionatit, me kurbinasit që kërkonin kthesën në këtë takim pas dy humbjesh, ndërsa “të kuqtë” thellimin e diferecës me ndjekësit. Por në fund takimi është fituar nga kurbinasit me rezultatin 1-0.
Me tre pikët e sotme, Laçi shkon në kuotën e 34 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e katërt në renditje, ndërsa Partizani mbetet me 46 pikë, po në vend të parë. Ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë ajo kundër Flamurtarit, ndërsa Laçi do të përballet me Kastriotin.
Me shifrat 1-0, do të mbyllet pjesa e parë, me gol të Shtubinës të shënuar në minutën e 12`, pas një penalltie të fituar nga kurbinasit.
Laçi ka kaluar në avantazh që në minutën e 12`, me gol të Shtubinës, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo e fundit u shkaktua nga Atanda, i cili në përpjekje për të ndalur sulmuesin e kurbinasve, Elvi Berisha, e pengon atë brenda zonës.
Klajdi Kola ka dyshime për faullin, por anësori Reidi Avdo konfirmon penalltinë, ndërsa Shtubina ekzekuton saktë. Kështu shifrat shkojnë në 1-0 për Laçin, ndërsa Partizani proteston për penalltinë, pasi ka pretendime se ajo nuk ishte e rregullt.