• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laçi ndal Partizanin, “demat” ndihen të vjedhur!

by A R
17/02/2019 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Laçi ka pritur Partizanin në shtëpi në ndeshjen e radhës të kampionatit, me kurbinasit që kërkonin kthesën në këtë takim pas dy humbjesh, ndërsa “të kuqtë”  thellimin e diferecës me ndjekësit. Por në fund takimi është fituar nga kurbinasit me rezultatin 1-0.

Me tre pikët e sotme, Laçi shkon në kuotën e 34 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e katërt në renditje, ndërsa Partizani mbetet me 46 pikë, po në vend të parë. Ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë ajo kundër Flamurtarit, ndërsa Laçi do të përballet me Kastriotin.

Me shifrat 1-0, do të mbyllet pjesa e parë, me gol të Shtubinës të shënuar në minutën e 12`, pas një penalltie të fituar nga kurbinasit.

Laçi ka kaluar në avantazh që në minutën e 12`, me gol të Shtubinës, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo e fundit u shkaktua nga Atanda, i cili në përpjekje për të ndalur sulmuesin e kurbinasve, Elvi Berisha, e pengon atë brenda zonës.

Klajdi Kola ka dyshime për faullin, por anësori Reidi Avdo konfirmon penalltinë, ndërsa Shtubina ekzekuton saktë. Kështu shifrat shkojnë në 1-0 për Laçin, ndërsa Partizani proteston për penalltinë, pasi ka pretendime se ajo nuk ishte e rregullt.

Partizani hidhet në sulm pas pësimit të golit, por nuk arrin të jetë konkret në finalizim. Skuadra e “demave” mundohet shumë nga krahët, por mbrojtja vendase thyen të gjitha aksionet.

Nga krahu tjetër kurbinasit kërkojnë të dyfishojnë duke dalë në kundërsulme, por pa arritur të vënë në rrezik portën e Alban Hoxhës.

Ndërkohë Jasir Asani, në minutën e fundit të shtesës, pretendon një penallti, por arbitri nuk është i këtij mendimi, teksa pak sekonda më pas dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.

Me rinisjen e pjesës së dytë, Partizani sulmon shpejt nga krahët, por të vendosur mirë në fushë, lojtarët e Laçit, arrijnë të ruajnë zonën, duke mos lejuar lojtarët kundërshtar të rrezikojnë.

Pas minutës së 65`, loja nis të bëhet sërish dinamike, teksa Redon Xhixha, me një aksion personal gati sa nuk befason skuadrën e trajnerit Skënder Gega. Në krahun tjetër, Asani lufton shumë në krah, duke hedhur topa në zonë, por aty askush nga lojtarët e “kuq” nuk arrin të shfrytëzojë.

Gjatë një momenti dy tifozeritë, ajo e Laçit dhe ajo e Partizanit, shfaqin shenja tensioni mes tyre, teksa disa tifozë kurbinas afrohen në tribunën ku ndodheshin tifozët miq. U desh ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës, ndërkohë që në këtë moment, Elvi Berisha, lë skuadrën pasi del i dëmtuar nga fusha.

Minutat e mbetura të takimit nuk kanë patur episode, teksa Laçi ka ruajtur avantazhin e pjesës së parë deri në fund të takimit.

FORMACIONET

Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj, Shtubina, Berisha, Xhixha.

Trajner: Besnik Prenga

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Kardozo, Bardhi.

Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli(i katërt)

Next Post
Blofi i Bashës, sulmon Ramën me të dhënat e kohës kur qeveriste PD

Bashën e 'kryqëzojnë' në Facebook: U djegsh ti, megjithë mandatet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In